Pas zbulimit të një laboratori droge në Shkozë, policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona, midis tyre edhe një punonjës i OSHEE-së.
Të arrestuarit janë:
-Hazbi Parllaku, 62 vjeç, banues në Tiranë
– Gjergji Duro, 63 vjeç, banues në Tiranë
-Kristi Duro, 26 vjeç, banues në Tiranë
-Gerald Bilmani, 59 vjeç, banues në Tiranë
-Robert Minoni, 50 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjes OSHEE.
Një tjetër tunel me drogë është zbuluar sot, pas atij në Skrapar. Vetëm 5.4 km nga qendra e Tiranës, policia ka zbuluar në Shkozë një laborator të përpunimit të drogës brenda një tuneli që ndodhet mes banesave.
Pas konstatimit, policia ka mësyrë në zonë dhe ka shoqëruar disa banorë që kishin shtëpitë pranë tuneleve. Në hyrje të tunelit ndodhej një bot me ujë, ndërsa në brendësi të tunelit ishte instaluar një rrjet elektrik në tavan ku ishin vendosur edhe llamba për ndriçimin e ambientit.
Brenda janë gjetur thasë me drogë por nuk dihet sasia e saktë. Sipas të dhënave në tunel droga thahej dhe përpunohej dhe bëhej gati për shitje. Këtë aktivitet të kundraligjshëm, autorët e kamuflonin si aktivitet të prodhimit të plastikës. (D.D/Shuplaka)