Pas arrestimeve të policisë lidhur me një laborator heroine të zbuluar në Has, janë zbuluar të tjera detaje.
Mësohet se dy prej të arrestuarve janë në lidhje familjare me njëri-tjetrin, konkretisht babë e bir, Mustaf e Xhavit Shuti, të cilët sipas informacioneve të para mësohet se kishin edhe një furgon që bënte linjën nga Hasi për në Durrës.
Burime të SYRI.net, thonë se ka qenë Arbër Çekaj, i arrestuari për kokainën e Maminasit, ai i cili ka dhënë informacione për laboratorin e Hasit, ndërsa thuhet se kjo ka qenë edhe arsyeja që Shqipërinë dy ditët e fundit e ka vizituar Drejtori i Policisë Gjermane.
(B.B/ Faxweb.al)