Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkatërrimit të grupit kriminal dhe sekuestrimit të laboratorit të heroinës në Has.
Rama shkruan se operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis.
“Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë. Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis Deri në Fund.”-shkruan Rama.
(M.Q/Faxweb)