20:31 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Laboratori i kokainës së fshehur në lëkura kafshësh në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptareve të arrestuar! “Koka” e grupit kriminal në arrati në Spanjë

12:45 | 05/07/2025
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Laboratori i kokainës së fshehur në lëkura kafshësh në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptareve të arrestuar! “Koka” e grupit kriminal në arrati në Spanjë

Janë zbuluar emrat e tre shqiptarëve të arrestuar dhe atij në kërkim, mes 14 pjesëtareve të një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës në lëkura kafshësh të zbuluar në Greqi.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar, janë identifikuar si Robert Muci, 41 vjeç nga Shushica e Vlorës, Skender Kallashi, 50 vjeç nga Novosela e Vlorës dhe Ledvis Hoxha, 27 vjeç nga Kutallia e Dimalit. “Koka” që fshihej pas transportit të lëkurave me kokainë nga Amerika Latine në Greqi konsiderohet një shtetas 45-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luis Murataj (Karteri) i cili nuk u arrestua, por mësohet se jeton në Spanjë.

11 persona u arrestuan nga policia në operacion, 6 grekë, 3 shqiptarë, 1 kolumbian dhe 1 bolivian.

Operacioni i policisë greke

Operacion i forcave speciale çoi në zbulimin e një laboratori të prodhimit të kokainës në një depo dhe në një banesë.

Në depo ishte ngritur një laborator ku kryhej ndarja e kokainës që ishte zhytur në lëkurë të papërpunuar me kimikate, ku disa nga të dyshuarit u kapën duke fjetur.

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se importi i lëkurave nga Bolivia në Greqi, me procedura ligjore, ishte kryer prillin e kaluar.

Pastaj paletat me lëkurat e kafshëve u transferuan në depon që karteli kishte marrë me qira në Pikermi, ku dhe u gjetën afërsisht 300 kilogramë tretës kimikë që përdoreshin për të nxjerrë kokainën, nga kripërat me të cilat ishin zhytur lëkurat e thata të papërpunuara të lopëve.

Laboratori i paligjshëm u gjet se përmbante afërsisht 100 kilogramë kokainë të përzier me kripëra, të cilat ishin nxjerrë nga 200 lëkura.

Nga 1.500 lëkurat e mbetura të gjetura në paleta, sasia që grupi do të kishte prodhuar, pas ndarjes nga kripërat, vlerësohet të ketë qenë afërsisht 700 kilogramë.

“Lëkurat u importuan në vendin tonë nëpërmjet një kompanie me shumicë për mallra lëkure dhe mallra udhëtimi, të cilën e kishin krijuar vetë dhe u transportuan me automjete tregtare në një vend ku kishin instaluar një laborator të posaçëm kimik”, tha zëdhënësja e shtypit e policisë greke, Constantia Dimoglidou.

Pas

Deputetët dhe mediat u nxorën me urgjencë nga salla, Glauk Konjufca zbulon arsyen: Dikush ka kërcënuar me telefon

Para

U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik! I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral

Para
U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik! I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral

U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik! I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.