Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit ku një person është qëlluar me pistoletë e për pasojë ka mbetur i plagosur.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije së i plagosur ka mbetur Endri Gjoka rreth 19 vjeç i cili është nisur me urgjencë drejt Traumës. Dyshohet se autorët janë larguar me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë jeshil.
Ende nuk është zbuluar identiteti autorëve si dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë. Mbëmjen e sotme një tjetër ngjarje u regjistrua në Korçë ku si pasojë e një sulmi me thikë humbi jetën një 67-vjeçar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)