Është rritur ndjeshëm numri i të prekurve me COVID-19 në Laç.
Burime për Faxweb bëjnë të ditur se janë shënuar 15 raste të reja të prekur me COVID-19.
Nga testet e kryera mësohet se kanë rezultuar pozitive disa punonjëse të fasonerisë në Krujë, ku pak ditë më parë u shënuan rastet e para.
Ndërsa pjesa e tjetër e të prekurve në Kurbin, janë brenda vatrës familjare.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar pozitivë 22 persona duke e çuar në 584 numrin total të të prekurve.
15 nga 22 rastet e reja janë konstatuar në Laç. Në total, numri i të prekurve në Kurbin ka shkuar në 19. E gjithë kjo rritje ndodhi vetëm brenda pak ditëve.
Një ditë më parë u konstatuan 14 raste të reja me koronavirus.
Shkodra është rrethi i dytë me numrin më të madh të të prekurve krahas Tiranës, ndërsa shqetësuese është situata në Krujë dhe Laç, ku dyshohet se një fasoneri ka infektuar një numër të madh grash në të dy qytetet.