Laçi është pushtuar nga flakët këtë pasdite. Një zjarr i madh ka ‘ndezur alarmin’.
Bëhet me dije se helikopteri dhe zjarrfikëset e të gjitha bashkive janë angazhuar për të shuar zjarrin.
Burime për FaxNews informojnë se rrezikohen varrezat e qytetit dhe dy banesa.
20 ha pisha 30-vjeçare, janë djegur nga flakët deri më tani.
Ndërkohë bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies në Laç, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre.
Në zonë ndodhet dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Një problematikë tjetër është ndihma e erës për përhapjen e flakëve dhe shpërthime granatash të cilat kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve.