Portieri shqiptar ka qenë heroi i Lacios në këtë ndeshje të skuadrës së tij ndaj Juventusit. Kur ndeshja ishte në minutat e fundit dhe Lacio po fitonte me rezultatin 1-2, Strakosha i ka pritur penalltinë lojtarit më të mirë të Juventusit Paolo Dibalës në minutën e 94-t.
Kjo ishte humbja e parë në kampionat për Juventusin.
Kujtojmë që ndeshjen në Bergamo kundër Atalantës që përfundoi me rezultatin 2-2, portieri Etrit Berisha i priti penalltinë Dibalës.
Duket se portirët shqiptarë janë shndërruar në makth për yllin argjentinas. (B.H/Shuplaka)