Lacio e ka mundur Palermon me rezultatin e thellë 6-2. Ata e nisën sfidën me marshin e pestë ku vetëm pas 26-të minutash lojë shënuan 5 gola që rezultuan deçizivë deri në fundin e ndeshjes.
Palermo realizoi golin e parë menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë me Rispolin ndërsa do ishte po i njëjti lojtar që do përfitonte nga një top i kthyer gabimisht mbrapa për të shënuar edhe të dytin.
Crecco në minutat shtesë realizoi golin e 6-të për t’i dhënë goditjen finale Palermos.
Lacio me fitoren e siguruar në javën e 33-të të Seria A, ngjitet në vendin e katërt me 64 pikë, 1 më shumë se Atalanta.
Empoli ka befasuar sot duke mundur “djallin” në “San Siro” me rezultain 1-2. Milan-it i erdhi e papritur kur në minutën e 67-të gjendej në disavantazh të dyfishtë.
Kuqezinjtë u përpoqën të rikuperorin por nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga ndeshja. Suso në minutën e 59-të humbi një 11-të metërsh që mund të kishte barazuar rezultatin e përkohshëm në 1-1. (M.D/ Shuplaka)