Mijëra qytetarë të mbetur të pastrehë që prej mëngjesit të së martës, do të jenë një plagë e hapur për vendin në muajt të vijim.
Problemet kanë nisur tashmë prej tre ditësh, që me shpërndarjen e ndihmave dhe deri tek akomodimi ende në çadra i banorëve në Thumanë dhe në Laç.
Banorët e Laçit i janë ankuar sot dhe kryedemokratit Lulzim Basha për mungesën e ndihmave, për të cilat një pjesë e tyre thonë se pop resin prej katër orësh.
“Ky është shteti më i poshtër që mund të ekzistojë”, i ankohen qytetarët Bashës, ndërkohë që shtojnë “nuk kemi asgjë, as çadra sna kanë dhënë”.
Banorët shprehen se një pjesë e tyre nuk ka marrë asnjë ndihmë nga ana e shtetit, ndërsa shumica e tyre janë në një moshë të thyer.
“Unë nuk shkoj dot në banesën time, pasi më ka ardhur njoftimi që duhet të shembet banesa ime”, tregon një tjetër qytetare.
“Kemi flejtur në makinë, fëmijët nuk futen në shtëpi”, tregon një qytetare për gazetarin e Fax Neës, Ahmet Zani, ndërsa shton se nuk mund të lëvizë nga qyteti për shkak se ka fëmijët në shkollë.
Discussion about this post