11:25 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Laert Vasili e tregon hapur përse zgjodhi LSI-në dhe gjithçka lidhet me pushtetin

17:12 | 25/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Laert Vasili e tregon hapur përse zgjodhi LSI-në dhe gjithçka lidhet me pushtetin

Aktori dhe regjisori Laert Vasili i është bashkuar së fundmi Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas kthimit të tij nga shteti helen, ai tashmë ka vendosur që të angazhohet edhe në jetën politike të vendit.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Telegraf”, aktori dhe regjisori ka shpjeguar ndër të tjera përse vendosi t’i bashkohej pikërisht LSI-së.

Ai shprehet se e pranoi me kënaqësi ftesën e Kryesisë së kësaj partie dhe dëshiron të flasë me të rinjtë në të gjithë vendin, të japë mesazhin e tij të madh.

I pyetur se përse LSI-në, ai shprehet se LSI është një lëvizje në krahasim me të tjerat, duke e cilësuar Partinë Socialiste një derivat të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Partinë Demokratike me njerëz në pushtet apo afër pushtetit. Regjisori Vasili shprehet se është edhe programi i kësaj partie, që e bën tërheqëse e që ai e cilëson si ambicioz.

Pjesë nga intervista e Laert Vasilit:

Pak ditë më parë iu bashkuat Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Iu përgjigja një ftese të sinqertë.

Pse pikërisht LSI dhe jo një partie tjetër? Çfarë gjete të përbashkët tek kjo parti?

Ka një veçanti. LSI është një lëvizje dhe të tjerat janë parti. Që në krijimin e saj në formulimin e emrit të saj ne nuk kemi fjalën parti dhe kjo është e rëndësishme për mua. Kjo është krijuar në vitet e pluralizmit politik dhe nuk është derivat i partive të punës si janë dy të tjerat ku pas vitit 1991-1992 Partia e Punës u kthye në Partinë Socialiste dhe Partia Demokratike e krijuar më pas në radhë të saj ka pasur njerëz në pushtet apo afër pushtetit apo në bllok si mund të thuhet. Kjo është një parti që nuk ka njerëz të cilët kanë pasur lidhje me pushtetin më përpara. Duke vërejtur skenën politike Shqiptare unë pash që LSI i mëshon shumë çështjes së papunësisë kryesisht tek të rinjtë Shqiptar. Për mua kjo është një plagë për shoqërinë shqiptare dhe migrimi i të rinjve sidomos hemorragjia e trurit është ajo e cila mund të shpartallojë organizmin e kësaj shoqërie dhe të ardhmen e një kombi. Në programin e kësaj partie unë pashë uljen e papunësisë nga 30 % në 15 % gjë që është një projekt mjaft ambicioz. Pra, përgjysmim të saj. Pastaj dhe ftesa që më bënë nga kryesia, mënyra se si më pritën, më krijuan një ndjesi të sinqertë dhe të ngrohtë dhe kështu vendosa t’i bashkohesha kësaj lëvizje kryesisht për punën me të rinjtë.

Cili do të jetë angazhimi juaj konkret në këtë parti?

Angazhimi im do të jetë bashkëbisedimi me të rinjtë ashtu si bëra pak ditë më parë tek kompleksi Dinamo lagja e “Tiranës së Re”, aty ku unë jam rritur, si bëra tek fusha “Ali Demi”. Do vazhdoj dhe nëpër zona të tjera brenda Tiranës dhe në rrethe të tjera dhe duke i mëshuar faktit se sa më shumë të rinj të angazhohen dhe të jenë përgjegjës për fatet e vendit, aq më mirë dhe të ndërgjegjshëm do jenë për të ardhmen e këtij vendi. 

Si e shihni situatën politike, po bashkëqeverisja?

Sa për politikën në Shqipëri duhet të sqarojmë një herë se çfarë është politika. Politika vjen nga helenishtja që do të thotë qytetari. Në deklaratat e tilla si do të tërheqim zvarrë, do të thyejmë xhamat, do djegim gomat, nuk ka qytetari. Vendimi për t’u futur në zgjedhje dhe për të bërë zgjedhje paqësore më duket i drejtë dhe unë e përshëndes, paçka pazareve që bëhen pastaj, unë të jap dy e ti më jep tre. Këto janë çështje që i ka vuajtur populli shqiptar që nga tradhtia që Hamzai i bëri Gjergj Kastriotit më vonë te mosbashkimi i Bushatllinjve me Ali Pashë Tepelenën për të formuar një shtet të pavarur brenda Perandorisë Otomane, përplasja që pati Zogu me udhëheqësin e Revolucionit Demokratiko Borgjez në qeverinë e qershorit 1924 udhëhequr nga Fan Noli. Në vitet e fundit historia shqiptare ka treguar, se ne dimë shumë mirë ç’të bëjmë me luftën. Ne paqen nuk dimë si ta menaxhojmë. Prandaj dhe, nëse mund ta quajmë kështu, angazhimi im konkret është me rininë dhe unë jam që kjo rini të shkojë të marrë eksperiencën jashtë, por ta sjell këtu. Sepse nuk është mirë që të rinjtë që dalin jashtë, për shembull në Greqi, se unë atje jetova 20 vjet, kur kthehen në Shqipëri kanë harruar gjuhën e tyre. E ndjejnë veten më tepër grekë se sa shqiptarë, e ndjejnë vetëm më tepër italianë se sa shqiptarë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: laert vasiliLSI
Pas

Gramoz Ruçi: Mbyllini sytë kur bëni dashuri dhe hapini kur votoni (VIDEO)

Para

Rama në Samitin e NATO-s në Bruksel, kësaj radhe me kostum dhe “i kombinuar” me Merkel (VIDEO)

Para
Rama në Samitin e NATO-s në Bruksel, kësaj radhe me kostum dhe “i kombinuar” me Merkel (VIDEO)

Rama në Samitin e NATO-s në Bruksel, kësaj radhe me kostum dhe "i kombinuar" me Merkel (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë

‘Jemi pranë agimit 2030’, Toni Gogu: Punë titanike për integrimin në BE

Ryshfet dhe korrupsion! 13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit, Qafë Bota u bllokua për disa orë

Më shumë se 900 tërmete në dy javë! Japonia goditet nga lëkundja të reja sizmike, sa ishin magnitudat

Detyrat “stok”, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “Audi Q8”, i shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit

Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar

Durrës/Arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë për grabitje me armë zjarri

Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.