Aktori Laert Vasi i ftuar në Fax News u shpreh se ka shpallur kandidaturën e tij për të drejtor të Teatrit Kombëtarë.
“Kam shpallur kandidaturën time për drejtor të Teatri Kombëtar. Do të vazhdoj të insistoj tek bindjet e mia për evropinaizimin e Teatrit Kombëtar. Do rikonkuroja edhe pas katër vitesh të tjera.”
Ndërkohë për sa i përket kushteve të Teatrit Kombëtarë ai u shpreh se godina është jashtë parametrave. Gjithashtu ai shprehu dhe një mendim personal në lidhje me ndërtimin e një godinë të re të Teatrit tek Piramida.
“Godina ku punohet tani është jashtë parametrave. Është një i ftohtë i paparë, për 4 vjet nuk është vënë dorë. Për mendimin tim një vend ideal për t’u ngritur. Teatri është ish maozelumi i diktatorit ose siç quhet ndryshe Piramida. Teatri duhet të jetë një gur i çmuar në qendër të qytetit, të shikohet nga të gjithë dhe të ndihesh krenarë kur ta shikosh. Mund te shkojë përkohësisht te Turbina, nëse ekziston mundësia, duhet të ekzistojë, të ndërtohet teatri tek Piramida. Piramida për mua duhet të jetë Teatri Kombëtarë. Artistët janë ambasadorët më të mirë të kulturës shqiptare. Nëpërmjet kulturës mund ta arrijmë shumë më shpejt në BE.”
Për sa i përket diskutimeve mbi projektligjin Vasili u shpreh se nuk mund të miratohet një ligj pa u konsultuar me grupet e interesit.
“Ministrija e Kulturës na ka premtuar se të mërkurën do të ketë një takim. Persona të tjerë që nuk e dimë sesa adapt janë për punën e tyre, thonë se kemi dërguar 500 e-mail. As unë dhe shumë të tjerë nuk kanë marrë e-mail. Ditën e mërkurë unë shpresoj që të gjejmë harmoninë paqen dhe dashurinë dhe ti ndajmë gjërat me dashuri. Nuk mund të miratohet një ligj pa u konsultuar me grupet e interesit që jemi ne aktorët dhe regjizorët.”
Për sa i përket ndërtimit të një kulle tek Teatri Kombëtarë Vasili u shpreh se na është sqaruar gojarisht para një vit me prezencën dhe të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj që kulla do të jetë aty ku është parkimi sot. “Na është përcjellë me fjalë se që nuk do të ndërtohet një kullë tek Teatri.”
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post