Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar sot masën e sigurisë për të riun Lajden Kadilli, i cili ra pak ditë më parë në prangat e Pòlicisë, pasi ishte shpallur në kërkim për 11 herë me radhë. Gjykata ka vendosur masën e árrestit me burg për të riun, deri në përfundimin e hetimeve, ndërkohë që Kadilli njihet ndryshe dhe me nofkën ”lypeni”.
Kadelli është një personazh mjaft i njohur në botën e krímit në Durrës dhe është shpallur në kërkim edhe pasi ka kanosur me ármë djalin e deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës.
Kadilli ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrásjes ndaj Gentian Rahmanit, ngjarje e ndodhur po në zonën e Unazës së Re ku Rahmani u plágos në këmbë.
Kadilli rezulton me precedentë penale i përfshirë edhe në disa plágosje në Durrës.
Një pjesë e ngjarjeve ku 27-vjeçari ka qenë në kërkim:
Lajden Kadilli njihet edhe si “Lypeni” shqiptar, që në tri raste ka kundërshtuar Pòlicinë, madje dy herë ka tentuar t’i përplásë me makinë efektivët e Rendit në Tiranë e Durrës. Vitin e kaluar, Kadilli u shpall në kërkim pas një incidenti që pati me dy djemtë e deputetit Spartak Braho në Durrës.
Ai është dënuar vetëm një herë në mungesë për një plágosje, por dënimi i është konvertuar me shërbim prove. Bëhet fjalë për plágosjen e Albi Çelçimës në Golem të Kavajës, ngjarje për të cilën Kadilli është dënuar në muajin qershor të vitit 2019 nga gjykata e Kavajës me 4 vjet burgim, duke iu konvertuar dënimi me 5 vjet liri me kusht. Por gjatë periudhës që ishte në shërbim prove, ai është konfliktuar për parkimin me djalin e deputetit Spartak Braho, Kreshnik Brahon, duke e kanosur këtë të fundit me ármë dhe thyer xhamin e makinës me tytën e pistoletës. Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të Brahos. Për këtë ngjarje Kadilli është shpallur në kërkim.
Ndërkohë një kërkim i dytë është dhënë në 11 shtator 2019 nga Pòlicia e Tiranës. Kujtojmë që në të gjitha rastet që ndodhen në kartotekën kríminale të Pòlicisë së Shtetit ku Kadilli është shpallur në kërkim, ai nuk është árrestuar nga Pòlicia.
Më 18 korrik 2013, Lajden Kadilli është shpallur në kërkim, pasi në këtë datë, rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” në Durrës, ka tentuar të vrásë me autoveturën me targa AA 272 CB, punonjësin e pòlicisë, Arben Luçi. Pas ngjarjes është larguar për t’u fshehur, pasi Prokuroria dhe Pòlicia e Durrësit ka nisur procedimin penal për akuzën “Vrásje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë” dhe “Ármëmbajtje pa leje”.
Më datë 20 gusht 2013 është anuluar kërkimi për të. Më datë 8 janar 2014 shpallet sërish në kërkim pasi Prokuroria e Apelit Durrës dërgon urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Árrest me burg”, për akuzën “Prodhim dhe mbajtje pa leje të ármëve dhe municioneve”, “Kundërshtim te punonjësve të pòlicisë së rendit publik”. Ky urdhër është anuluar dy muaj me vonë, më datën 18 mars 2014 dhe kërkimi për Kadillin është shuar. (E.K/Faxweb.al)