Të gjitha femrat i kushtojnë kujdes maksimal kur vjen puna tek fytyra.
Madje ka nga ato që lundrojnë gjithë kohë në internet për të gjetur maska të reja, kremra apo mënyra të reja për të evituar plakjen.
Shpeshherë disa truke të thjeshta që sjellin femrat koreane, kanë diçka për të na mësuar.
E dinit efektin çudibërës të ujit të gazuar dhe përdorimit të tij në trajtimin e fytyrës?
Mësojeni tashmë.
Mbushni një enë (një legen ose tas të madh për shembull) ujë të gazuar, në qoftë se nuk duroni dot “gudulisjet” e shkaktuara nga flluskat gjysma të mbushet me ujë të gazuar dhe gjysma tjetër e enës me ujë mineral natyral) dhe zhysni fytyrën për 5-10 minuta.
Flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Trajtimi i fytyrës me ujë të gazuar është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, si dhe nuk shkakton kurrfarë efekti anësor apo irritimi. Larja e fytyrës ujë të gazuar hidraton lëkurën, bashkon fibrat e kolagjenit duke i dhënë qëndrueshmëri asaj dhe rrit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë të trupit.
Shënim: Rekomandohet vetëm një herë në javë dhe vetëm brenda një muaji do të shihni sa e shëndetshme dhe e shndritshme do të duket lëkura juaj.
(F.M/Faxweb)