Si pasojë e reshjeve të dëborës në një aksdident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi, rapoton Fax News.
Dy automjete janë përplasur, ndërsa ende nuk dihet ende identiteti i personave të lënduar nga kjo përplasje.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pishat”.
Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Bulqizës ku po marrin ndihmën e parë. Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që në aksin Bulqizë- Peshkopi të përdorin zinxhirët gjatë qarkullimit me makinat e tyre. Trashësia e borës në këtë aks rrugor ka arritur në 15 centimetra.
(B.H/Faxweb)