Policia ka njoftuar se janë bllokuar 3 mjete dhe nje karel qe transporton mjete lundruese në lagjen Nr. 15 në Spitallë, në afërsi të bregdetit pas kontrolleve të ushtruara nga Policia Bregdetare dhe Policia Lokale.
Gjithashtu policia njofton se janë shoqëruar 8 persona dhe po punohet per zbardhjen e plotë të këtij rasti.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 16.12.2017, në lagjen Nr. 15, Spitallë, në afërsi të bregdetit nga kontrollet e ushtruara nga Policia Bregdetare dhe Policia Lokale janë gjetur dhe bllokuar 3 mjete dhe nje karel qe transporton mjete lundruese.
Në lidhje me ngjarjen më lart Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Autoritetet Italiane vijojnë hetimet për sqarimin e situatës.
Në të gjithë vijën kufitare po ushtrohet kontroll I imtësishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Italiane Guardia Di Finanza, Frontex dhe policitë e vendeve fqinjë, për të evidentuar dhe bllokuar ndonjë mjet lundrues qe dyshohet se mund të jetë transportuar me karel deri në breg të detit ku dhe u sekuestruan mjetet dhe kareli.
Deri tani nga asnjë nga Policitë e përfshira në operacion nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues.
Janë shoqëruar 8 shtetas dhe po punohet per zbardhjen e plotë të këtij rasti. (B.H/Faxweb)