Ledio Bianku mësohet se është personaliteti i parë që do të flasë në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta, që po realizohet në mbrotje të kushtetutës, kundër “grushtit të shtetit” siç ka cilësuar presidenti mazhorancën.
Ledio Bianku është personalitet i njohur i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias.Mësohet se gjatë këtij manifestimi do të ketë disa folës, personalitete të shquara dhe në fund të tubimit do të flasë vetë presidenti Ilir Meta.
Në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do të mbahet manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta, ku shumë figura të njohura i janë bashkuar lëvizjes së kreut të shtetit.