19:16 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ 14 raste të reja me COVID-19, shtohen personat e shtruar në spital

11:03 | 07/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bie numri i rasteve të reja me Covid 19, cilat janë qytetet ku u zbuluan

Minsitria e Shëndetësisë ka bërë të ditur rastet e reja të prekura me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit ka rezultuar sipas testimeve se janë infektuar 14 persona, ndërkohë që janë shtuar personat që janë shtruar në spital duke e çuar numrin në 30.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.

Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19.

Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin dhe ruajtjen e higjienës vetjake.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Pas

EMRI/ Vráu me sopatë 50-vjeçarin në mes të Korçës, vetëváret i burgosuri në Krujë

Para

VIDEO/ Zjarr në autostradën Tiranë- Durrës, flakët rrezikojnë të përhapen

Para
VIDEO/ Zjarr në autostradën Tiranë- Durrës, flakët rrezikojnë të përhapen

VIDEO/ Zjarr në autostradën Tiranë- Durrës, flakët rrezikojnë të përhapen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon numrin e gjelbër për denoncimin e krimeve zgjedhore

Amnistia e qeverisë 48 orë para zgjedhjeve, reagon Partia Demokratike: U shkel Kodi Zgjedhir dhe barazia në garë

Bari/ Grupi italo-shqiptarë kthejnë apartamentin në laborator kokaine dhe marihuane, goditet grupi italo-shqiptar me 10 persona

Donald Trump: Jam dakord që amerikanët e pasur të taksohen më shumë, por ia lë në dorë Kongresit

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar prej 10 vitesh, u zbulua nga sistemi digjital i hoteleve

SHBA tërhiqet në luftën tregtare, administrata Trump synon uljen e tarifave ndaj Kinës

Aksident i rëndë në Fresk gjatë ‘Giro d’Italia’, Mikel Landa dërgohet në spital pas përplasjes mes disa çiklistëve.

Policia e Korçës reagon ndaj pretendimeve për shitblerje votash në Podgorie, Maliq

Durrës, materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.