Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg për ish nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 ton kanabis.
Lelaj do të përfitojë ulje të 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa sasia e drogës u trafikua nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Procesi për ish nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë. Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve.
Lelaj akuzohet për ‘trafikimi i lëndëve narkotike’, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale”.
Krahas Lelajt të akuzuar për trafikun e sasisë prej 2.5 ton drogë ishin dhe shtetasit Demo Progonat, Euron Hoti, Malton Lleshi, Aurel Lazaj (të arrestuar) dhe Skënder Siceqa, Arbi Mustafa (të shpallur në kërkim).
Lexo lajmin mbi arrestimin e Lelajt:
KUSH është nënkomisari i arrestuar dje në Fier, mik i një të shumëkërkuari. Si e shpëtoi nga vdekja
(E.K/Faxweb.al)