Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Selitë në Cërrik. Bëhet me dije se në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për pasojë banesa ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.
Si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë: Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për pasojë banesa ka marrë flakë dhe është djegur plotësishtë si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.(M.Q/Faxweb.al)