KQZ është duke zhvilluar seancën ku do të vendosë për mandatin e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, i cili është denoncuar nga ana e PD-së se ka kandiduar në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, për shkak se ka pasur një dënim për ar.mëmbajtje pa leje. Në fjalën e tij në KQZ nënkryetari Denar Biba, është shprehur se KQZ e ka lejuar njëherë kandidimin e Malajt, dhe nuk mund të ketë një vendimmarrje të re.
Biba: Problem procedurial. Objekti i kësaj mbledhje duhet të ndryshojë, Z. Malaj ka qenë i punësuar në administratë publike. Prokuroria në atë kohë e ka bërë këtë hetim dhe zotërisë i ka mbaruar penaliteti. Në baze të këtij vendimi është marë më pas dhe një vendim i KQZ ku vendosëm ne respekt të vendimit të prokurorisë të lejojmë z.Malaj të kandidojë.
Prokuroria bën identfikimin e veprës penale. Në respekt të vendimit që penaliteti kishte përfunduar morëm në 2019 një vendim korrekt. Si mund të marim një vendim te ri pa aluduar vendimin tonë të mëparshëm. Kemi nje tjeter vendim tonin ne fuqi. Do dalim me 2 vendime nga KQZ ne fuqi. Objekti duhet te modifikohet ne lidhje me anullimin ose shfuqizimin vendimin e 2019 nuk mund te vazhdojme me nje vendimarje të re.
Prokurorisë në mënyrë të vazhdueshme mund ti drejtohen subjektet politike. Prokuroria do e bejë këtë hetim por KQZ nuk mundet në mënyrë të vazhdueshme të marrë vendime për të njëjtin subjekt pa parë vlefshmërinë e vendimit të parë. Pjesë e kësaj vendimmarrje duhet bërë dhe rishikimi i vendimit të parë. Në 2017 prokuroria është shprehur që z Malaj nuk ndalohet të kandidojë. (E.K/Faxweb.al)