Një aksident ipazakontë ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në qytetin e Vlorës, ku një automjet tip ‘Ford’, ka fluturuar nga rruga dhe ka përfunduar pothuajse brenda një dyqani lulesh.
Burime për Faxnews bëjnë me dije se nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar pasi shoferi dhe pasegjeri nuk janë gjetur nga vendngjarja. Ata janë larguar duke lënë të braktisur mjetin mes dyqanit të luleve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.