Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin aksin Milot- Thumanë, pranë kryqezimit në fushë Mamurras
Dyshohet se viktima me inicialet P. K, i ka prerë rrugën mjetit, i cili e ka përplasur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 70-vjeçar i cili po lëvizte me motor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ndërkohë që trupi i viktimës gjendet ende në tokë në pritje të ambulancës.
Pritet të bëhen vlerësimet e ekspertëve për të zbuluar më tej shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Krujë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2021, në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit, shtetasi P. P., duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A. A., e për pasojë drejtuesi i motoçikletës shtetasi P. P., ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi A. A., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post