Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan në një fabrikë çimentoje. 1 person ka mbetur i vdekur dhe 1 tjetër është plagosur.
Viktima është mbuluar nga një masiv prej 200 ton çimentoje dhe ende nuk është gjendur trupi. I plagosuri është në gjendje të rëndë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i viktimës dhe i të plagosurit.
Njoftimi paraprak i policisë:
Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post