Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd Prrenjas, në fshatin Hotolisht.
Faxweb.al mëson se si pasojë e përplasjes së një mjeti tip benz me një furgon mallrash kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit.
Mësohet se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që shkak për aksidentin dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia për aksidentin.