Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vorë ku janë përplasur me njëri-tjetrin 3 mjete dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person si dhe është plagosur një tjerër.
Ende nuk bëhet e ditur rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identiteti i viktimës si dhe gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet i plagosuri.
Ndërkohë mësohet se njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga informacionet paraprake mësohet se ai po drejtonte mjetin me targa italiane ndërkohë që personi që u plagos drejtonte një nga mjetet që u përfshi në aksident dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur para pak minutash në aksin Tiranë-Durrës pranë qytetit të Vorës, dhe siç kemi raportuar pak më herët, situata në këtë aks gjatë ditës së sotme është paraqitur mjaft problematike për shkak të ‘dyndjes’ së pushuesve drejt bregdetit, ç’ka ka shkaktuar trafik tepër të rënduar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)