Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Fushë-Krujë, konkretisht në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë, në lagjen demokracia.
Mësohet se një mjet tip Benz gri ka tentuar të parakalojë një mjet tip Golf 4 por nuk ka mundur dot pasi është përplasur me një mjet që po i vinte përballë.
Të tre këto mjete u përfshinë në aksident, duke shkaktuar lëndimin e tre personave. Fax News ka siguruar dhe pamjet nga vendngjarja.
Njoftimi i policise:
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut ” ,janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete , ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post