Një 41 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Korçë, pasi makina tip Aufi ku ai po udhëtonte ka rënë në urën e fshatit Polenë.
41 vjeçari ka qenë pasagjer në makinën që drejtohej nga shtetasi me inicialet T.B, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 08.08.2021, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin T. B.
Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(Faxweb.al)