Një áksident me pasojë vdèkjen ka ndodhur rreth orës 14:50 të mesditës së sotme në Rrogozhinë. Burime bëjnë me dije se një mjet ka áksidentuar për vdèkje një këmbësore, e cili ka qenë duke kaluar anës rrugës.
Njoftimi:
Më datë 01.07.2020, rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Ky është áksidenti i tretë që ndodh brenda ditës së sotme, pas atij që u shënua në Vlorë dhe në Bulqizë. Një person humbi jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi u mor para nga një mjet, ndërkohë që një áksident i trefishtë ka ndodhur në Bulqizë, me pasojë plagosjen e disa personave.