Në aksin rrugor Belsh-Peqin, në fshatin Pekisht, shtetasi D.M., 52 vjeç banues në Dibër, duke drejtuar mjetin kamion me targa DR 8860 E, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 268 EA, me drejtues shtetasin A.K., 31 vjeç, banues në Peqin.
Si pasojë e aksidentit, ndodhur mesditën e sotme, është dëmtuar dhe ndodhet në gjëndje të rëndë drejtuesi i mjetit Ford, si dhe ka ndëruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti Ford, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.
Drejtuesi i mjetit kamion është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(E.K/FAXWEB.AL)