Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e pasdites së sotme në aksin rrugor Milot-Rubik ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e si pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Mësohet se viktima është 1 4-vjeçar i cili nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga flakët.
Burime bëjnë me dije se njëri nga automjetet është përfshirë nga flakët dhe kanë mbetur të lënduar disa persona.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me urgjencë në vendgjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post