Dy automjete janë përplasur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në fshatin Gjorm.
Sipas informacioneve paraprake nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person me iniciale S.T, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë dhe po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak:
Në aksin rrugor Laç- Mamurras, në fshatin Gjormë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin S.T, 57 vjeç, banues në Kurbin është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin M.L.,37 vjeç, banues në Kurbin.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi S.T., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.