Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit.
Një automjet i tipit “Benz” ka goditur një këmbësor i cili për fat të keq nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe pësoi vdekje të menjëhershme.
Ende nuk dihen rrethanat që shkaktuan aksidentin por policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet. Ndërkohë në këtë aks rrugor është shkaktuar trafik i automjeteve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post