Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiran-Vorë si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.
Mësohet se personi i cili ka humbur jetën është pasagjerja që ndodhej në mjetin e aksidentuar ndërkohë drejtuesi i tij ndodhet në gjendje të rënë për jetën.
Mësohet se makina e aksidentuar është një furgon mallrash i cili është përplasur me bordurën anësore duke shkaktuar ngjarjen tregjike me një të vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)