Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, aty ku një mjet tip Ford është përplasur me një mjet tip Renault dhe për pasojë dy shtetase janë lënduar lehtë.
Policia njofton se ato janë transportuar drejt spitalit të Lezhës, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot- Rreshen, mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M., ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)