Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në rrugën Ksamil – Sarandë, aty ku nje makine ka dale jashte rruge dhe eshte permbysur.
Mësohet se një mjet Ford Fiesta, duke ecur me shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë rruge. Për rrjedhojë, ka dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar.
Specialistë të qarkullimit rrugor të Sarandës të ndodhur në vendngjarje, pas përcaktimit se ngjarja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, morën masë për tejkalim shpejtësie për drejtuesin e mjetit me inicialet E.H.
(E.H/Faxweb.al)