Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në Lungomarë të Vlorës. Burime bëjnë me dije se aksidenti ndodhi si shkak i një manovre të gabuar dhe se raportohet vetëm për dëme materiale.
Kujtojmë se ky qytet ka pasur vështirësi në akset kryesore ditën e sotme sa i takon qarkullimit të automjeteve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
E njëjta situatë kritike është paraqitur dhe në disa qytete të tjera të vendit.