Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar.
Fax News raporton se viktima është Novruz Havaraj, dhe është shtypur nga një eskavator që po kryente punime.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë. Si pasojë 60 vjeçari N.H ka humbur jetën.
Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave.