Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një mjet ka përplasur një motoçikletë ndërsa raportohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i saj. Policia ka mberritur në vendngjarje ndërsa ambulanca ka transportuar drejt spitalit rajonal të plagosurin i cili ka marrë disa fraktura. Mësohet se mjeti i cili ka goditur motocikletën drejtohej nga një femër, e cila është shoqëruar në komisariat.