Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot ku një benz është përplasur me një fouristradë me targa italiane.
Për pasojë tre persona ka mbetur të plagosur. ‘Fax News’ mëson se të plagosurit janë dy femra dhe një mashkull, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Të dy femrat janë dërguar në spitalin ushtarak pasi kanë qëndruar rreth 1 orë në vendngjarje, ndërsa djali i cili mbeti i shtrirë në rrugë është dërguar me makinë private.
Ambulancat janë vonuar pasi qendra shëndetësore e Fushë Krujës ka vetëm një të tillë, ndërsa ambulancat e tjera ndodhen tek spitali në Krujë.
Ambulancat nga Kruja nuk kanë ardhur, përveç asaj të qendrës shëndetësore në Fushë-Krujë. Qendra shëndetësore e Fushë Krujës ka vetëm 1 ambulancë edhe pse mbulon 3-fishin e territorit dhe autostradën nga Tapiza në Mamurras dhe nga fshati Halil deri afër Rinasit .
https://www.youtube.com/watch?v=Jv1wJf0OFhU&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)