Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Drashovicë, ku një mjet tip “Ford” ka goditur një 67-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se 67-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetsore, ndërsa është arrestuar drejtuesi i mjetit K.K., 35 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.K., 35 vjeç, banues në fshatin Drashovicë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën Kotë-Vlorë pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Ford, ka goditur një 67 vjeçar i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjëndje jo të mirë shëndetësore.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.
Discussion about this post