Drejtori ne detyre në Stacionin e Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Sipas raportimeve të para dyshohet për bombë. Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda për Express. Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.
(E.H/Faxweb.al)