15:41 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aleanca për Teatrin shkoi të dorëzonte një kërkesë, reagon Elva Margariti pasi ju mbylli derën e Ministrisë

19:17 | 28/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aleanca për Teatrin shkoi të dorëzonte një kërkesë, reagon Elva Margariti pasi ju mbylli derën e Ministrisë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shprehur keqardhje për sjelljen ‘e përfaqësuesve të një grupi” siç e quan ajo, të cilët u paraqitën ditën e sotme te godina e Ministrisë së Kulturës, për të depozituar një kërkesë.

Ministrja thotë se dera e Ministrisë është e hapur për këdo që di të trokasë, por duke respektuar institucionet. Sa për Teatrin Kombëtar, Ministrja thotë se tashmë ka një vendim të Kushtetueses, i cili duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet.

Reagimi i Margaritit:

Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë pa asnjë kërkesë për takim.

Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin, qoftë kur kanë ide e projekte për të diskutuar, qoftë kur kanë ankesa apo kritika për të adresuar.

Nuk ndodh që t’i mbyllet dera askujt, sepse respekti i ndërsjellë është zanafilla e detyrës institucionale dhe qytetare.

Sa për Teatrin Kombëtar, tanimë ka një vendim shumë të qartë të Gjykatës Kushtetuese, dhe ai vendim është vetëm për t’u zbatuar nga institucionet dhe per t’u respektuar nga të gjithë. Pa përjashtim!

Anëtarët e Aleancës për Teatrin Kombëtar kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në ambientet e ministrisë së Kulturës, ku janë ndaluar që të hyjnë në oborrin e godinës, ndërsa donin që të dorëzonin një kërkesë për informacion.

Përfaqësuesit thanë se kjo është e paprecedentë, ndërsa rojet u mbyllën derën, edhe pse ata do të hynin brenda duke respektuar rregullat me vetëm dy përfaqësues.

Adriana Kalaja tha se për këtë çështje do të ketë një kallëzim në prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që në bluzat e tyre shkruhet: Teatri ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Kjo lëvizje e Aleancës vjen pas vendimit të Gjykatës Kushetuese, për ti kthyer ministrisë së Kulturës pronësinë e truallit ku ishte i vendosur Teatri Kombëtar. (Lexo edhe)

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, lihet në fuqi pezullimi për Artan Shkëmbin

Para

EMRI/ Dënohet me 2 vite burg një shqiptar që u kap në ‘shpi bari’, jetonte në banesën trekatëshe plot me kanabis (Sa fitonte në javë)

Para
EMRI/ Dënohet me 2 vite burg një shqiptar që u kap në ‘shpi bari’, jetonte në banesën trekatëshe plot me kanabis (Sa fitonte në javë)

EMRI/ Dënohet me 2 vite burg një shqiptar që u kap në 'shpi bari', jetonte në banesën trekatëshe plot me kanabis (Sa fitonte në javë)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.