Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, ku mësohet se është diskutuar lidhur me sfidat e sesionit të ri parlamentar.
Po ashtu nëpërmjet postimi në facebook, Alibeaj bën me dije se pjesë e diskutimeve ishte edhe sulmi kibernetik i Iranit drejt Shqipërisë.
Takimi vjen në një kohë kur PD, ndodhet përballë akuzave për financime ruse gjatë vitit 2017 deri në vlerën e 500 mijë eurove. Mes të tjerash, Alibeaj ka theksuar në postimin e tij se partia Demokratike do të ishte gjithmonë në krah të SHBA-ve.
Postimi i Plotë nga Alibeaj:
Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.
Njsja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.
E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.
E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!