Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila nuk do të drejtojë më këtë ministri pas ndryshimeve në kabinet për shkak se edhe pak ditë nis mandati i tretë i Kryeministrit Edi Rama.
Duke e vlerësuar veccanërisht Gjonajn për rolin e saj në udhëheqjen e reformës në drejtësi, Yuri Kim shkruan në Tëitter se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm zbatimin e kësaj reforme në Shqipëri.
Më tej, Yuri Kim shkruan se SHBA-të shpresojnë që të gjithë udhëheqësit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian dhe sjellin Shqipërinë më afër Shteteve të Bashkuara.
“Takova sot Etilda Gjonajn për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë, personi me jetëgjatësinë më të madhe ne kete pozicion dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila, me kontributin e saj, ka filluar të japë rezultate. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë udhëheqësit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian dhe sjellin Shqipërinë më afër Shteteve të Bashkuara,” tha Kim.
(E.H/Faxweb.al)