05:54 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Armë sportive pa leje dhe lëndë narkotike, e pësojnë katër persona në Durrës (Njëri i shpallur në kërkim)

11:00 | 19/09/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Armë sportive pa leje dhe lëndë narkotike, e pësojnë katër persona në Durrës (Njëri i shpallur në kërkim)

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht katër persona në orët e fundit, mes të cilëve një qytertar të cilit iu gjet në makinë pushkë sportive pa leje.

Dy të tjerë u proceduan se u gjetën me lëndë narkotike, ndërsa një person i katërt u prcoedua pasi ishte shpallur në kërkim pasi i kishte vënë qëllimisht zjarrin një makine.

Njoftimi:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundraligjshme me vete, kanë evidentuar 2 raste të shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike dhe 1 rast të mbajtjes pa leje të armëve sportive.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, proceduan penalisht shtetasit:

M. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volksëagen”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;

A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij në lagjen nr.17, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

E. C., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan penalisht shtetasin e shpallur në kërkim, P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 14.09.2021, i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin e shtetasit F. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

“Fëmija 4 vjeç u dërgua me helikopter në Tiranë”, detaje të reja nga aksidenti në Burrel: Rruga ka mungesë të sinjalistikës, hera e tretë që përsëritet aksidenti në të njëjtin vend

Para

“Fillimisht kisha pak frikë ku do më çojnë”, ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen jetën në burg: Kam qenë me 1000 burra, dikush më jepte fruta dhe dikush tjetër …

Para
“Fillimisht kisha pak frikë ku do më çojnë”, ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen jetën në burg: Kam qenë me 1000 burra, dikush më jepte fruta dhe dikush tjetër …

"Fillimisht kisha pak frikë ku do më çojnë", 'Zogu i Tiranës' rrëfen jetën në burg: Kam qenë me 1000 burra, dikush më jepte fruta dhe dikush tjetër ...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.