6 policë të burgut të Peqinit janë arrestuar për shkak se akuzohen për akte korruptive.
Mësohet se të gjashtë të arrestuarit gjatë momenteve të shoqërimit të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.
Në pranga ranë F.K, J.C, L.C, A.T, B.K, Y.P, të gjithë me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin.
Pas verifikimeve të rastit rezultoi se të ghjashtë punonjësit e burgjeve akuzohen për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
(E.K/Faxweb.al)