Krimi Ekonomik ka arrestuar Dilaver Shyti, i cili mban postin e Administratorit të Partisë Socialiste në njësinë e Dermenasit të Bashkisë Fierit.
Sipas burimeve ngjarja tashmë e verifikuar është e vërtetë por është mbajtur e fshehtë.
Arsyeja e arrestimit ka qënë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sipas njoftimit zyrtar Dilaver Shyti , në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh.
Ndërkohë që bëhet me dije se dhe shtetasi i dytë me iniciale A.SH është vënë në prangat e policisë.
Njoftim paraprak:
Operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm dhe ndërtimeve pa leje.
Policia ndalon për “Shpërdorim detyre” Kryetarin e Njësisë Administrative Dërmënas dhe një shtetas tjetër për “Ndërtim pa leje”.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të masave të mara kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtimeve të paligjshme, pas një kontrolli të ushtruar në plazhin e Darzezës, bënë ndalimin e shtetasve:
D.Sh, 50 vjeç, banues në Darzezë (Kryetar i Njësisë Administrative Dërmënas).
A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran.
Shtetasi D.Sh, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit D.Sh dhe për veprën penale “Ndërtim pa leje” në ngarkim të shtetasit A.Sh.