Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Aleksandër Gjoka është ndaluar ditën e sotme nga Policia.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se këngëtari i rrokut është arrestuar nga forcat e rrugoreve për shkak se është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Një patrullë policie e ka ndaluar dhe pas nënshtrimit të testit të alkoolit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool mbi sasinë e lejuar dhe për këtë arsye është bërë edhe shoqërimi i tij në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet ndërsa efektivët që e kanë ndaluar i përkasin Komisariatit nr.4.
(F.GJ/FAXWEB.AL)