Një foshnje 3-muajshe në Krumë të Hasit ka humbur jetën për shkak të asfiksisë pasi në dhomë ishte lënë rezistenca ndezur. Burime bëjnë me dije se nëna e fëmijës me inicialet G.P vuante nga depresioni dhe nuk ishte treguar e kujdesshme me të.
Para ca kohësh është bërë thirrje nga të afërmit për ta çuar fëmijën në jetimore pasi dyshohet se dhe nuk ishte ushqyer nga e ëma.
Po ashtu mësohet se i ati i fëmijës i kishte braktisur dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja e gjendjes depresive të gruas.
Njoftimi i Policisë:
Has/ Informacion paraprak
Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.
(E.D/faxweb.al)